Pllum Vatnikaj, artisti tropojan gati për projektin e bukur kushtuar Kelmendit të Malësisë

Ai që në moshën 13 vjeçare ka kënduar nëpër festivale e evente kudo në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ndërsa i ftuar shpesh nëpër dasma e koncerte në Shqipëri por mjaft i kërkuar edhe në Diasporë, Itali, Greqi, Zvicër e Austri. Ky është këngëtari por me origjinë nga Tropoja por që është rritur në Shkodër Pllum Vatnikaj, i cili ka dy vjet që jeton në Amerikë e mësojmë se shumë shpejt do të vijë me një këngë mjaft të bukur, ku do të ketë dhe një super klip realizuar mjaft mirë nga Eagle Eye Photograghy me drejtues Nikolin Dodaj. Artisti ka disa këngë në treg por para një viti u dëgjua mjaft dhe u pëlqye me këngën kushtuar zonës së mbi Shkodrës ” Nimo Zot” dhe “Ora e Shales” kompozuar nga Pjetër Kola dhe orkestrim nga Behar Neli duke korrur mjaft sukses, ndërsa hiti që po e përgadit do të jetë një super këngë kushtuar Kelmendit të Malësisë së Madhe me titull ” O Kelmend”. Pllumi ka kënduar dhe vazhdon të jetë kudo përkrah emrave më të njohur të veriut e më gjërë, ndërsa mund ta shohim në të ardhmen të ketë ndonjë bashkëpunim me ndonjë artiste shumë të njohur. Ai gjithmonë nuk harron të falenderojë për mbështetjen kryesore që e konsideron sot atje ku jeton edhe si menaxher Kujtim Funiçin, pasi ai është një person që dhuron shumë për artin dhe traditën shqiptare kryesisht atë të veriut.