Policia arreston të dënuarin që ishte arratisur nga burgu i Kumanovës

0
51

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar një të arratisur nga burgu i Kumanovës. Nga MPB thonë se i njëjti është dërguar në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot (23.01.2023) në ora 00:30, zyrtarët policorë të MPB-së së Kumanovës kanë privuar nga liria G.M.(25) nga Kumanova. Ai kërkohej për arratisje nga Burgu K’shanje, ku vuante dënimin me burg. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.