Policia bllokon ndihmat humanitare nga familja Zaev

Në një depo në rrugën Gjorgi Trajkov në Strumicë, ku po paketohen paketat humanitare, që janë donacion nga familja Zaev mbrëmë kanë hyrë efektivët e policisë dhe një prokuror publik. Policia është edhe sot para depove sot dhe shpërndarja e ndihmës humanitare, e destinuar për qytetarë e kategorive të ndjeshme shoqërore është ndaluar.

Aleksandar Markovski nga Shoqata “Të gjithë së bashku mundemi”, e cila shpërndan paketa humanitare, e konfirmoi bastisjen e policisë dhe tha se në orën 13:00 para ambienteve të depove do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të njoftohen më shumë detaje.

Sipas tij, policia u fut në ndërtesë mbrëmë dhe kërkoi dokumente për origjinën e mallit. Nga shoqata thanë se dokumentet janë tek donatori, gjegjësisht tek familja Zaev.

Ngjarjen e mbrëmshme u konfirmua edhe Prokuroria Publike në Strumicë. Prokurori publik i Strumicës, Mile Petkov, tha që prokuroria kishte vepruar me kërkesë të policisë. MIA kërkoi informacion me shkrim nga SPB-Strumicë dhe deri në publikimin e lajmit ende nuk ka një përgjigje nga policia e Strumicës.