Policia me aksion anti-drogë në “Bogorodicë”

Policia në aksion kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike. Alsat mëson se një kamion, i dyshuar për transport të lendeve narkotike, është ndaluar në piken e kalimit kufitar të Bogorodicës. Pas pikasjes së kamionit, policia është vendosur menjëherë në gatishmëri, duke vendosur kontrollin e automjetit. Dyshimet e para flasim për nјë sasi të konsiderueshme lendes narkotike, por detajet do të dihen më vonë, pasi operacioni është ende në vazhdim. Informatat e para flasin se është ndaluar drejtuesi i automjetit, dhe policia dhe punonjësit e tjerë kanë nisur operacionin e kontrollit. Kjo pritet të jete sasia e dytë e kapur gjatë ditës, pas ndalimit gjatë drekës të 200 kg marihuanë në rajonin e Gjevgjelisë.