Policia zvicërane e mbyll klubin e 42 vjeçarit nga Maqedonia

Policia e qytetit të Winterthurit, Kantoni i Cyrihut, ka mbyllur me procedurë të shkurtë gjatë dy fundjavëve të fundit dy klube që po operonin në mënyrë të paligjshme, shkruan sda.ch.

Operatorët nuk kishin ndonjë patentë pune të miratuar nga shteti për të shërbyer mysafirë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, në të dy lokalet nuk ishin respektuar rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi

Gjatë një kontrolli në fundjavën e fundit dhe të parafundit, në të dy klubet ndodheshin nga 15 persona, kanë deklaruar të të martën zëdhënës nga policia e qytetit. Lokalet janë mbyllur menjëherë nga ana e policisë.

Të dy operatorët e klubeve një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe një shtetas 38-vjeçar i Serbisë, kanë pranuar fajin, përcjell albinfo.ch. Ata do të paditen në Prokurorinë e Qytetit të Winterthurit. Ata duhet të presin edhe hapa të radhës nga policia e ndërtimit, për shkakun se kanë operuar pa lejen përkatëse.

Merret vesh se nuk ka asnjë lidhje midis dy klubeve.