Prej nesër Maqedonia në fazë të verdhë

0
59

Cikloni Klara që periudhën e kaluar ka tmerruar Evropën perëndimore prej nesër vjen në mesin e kontinentit të vjetër dhe në mesin e Mesdheut.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, kjo dukuri duhet të sjell vranësira, reshje më intensive të shiut dhe ulje të temperaturave. Për në Maqedoni, metereologët edhe për dje kanë paralajmëruar rritje të vranësirave dhe kushte për reshje shiu.

Të martën do të jetë me vranësira mesatare dhe jostabile me reshje shiu dhe bubullima. Erë e lehtë, ndërsa në pjesën perëndimore do të frynë erë verilindore.

Temperaturat në mëngjes do të jenë mes 120C deri në 230C, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në ulje dhe do të jenë prej 23 C deri më 33 C. Indeksi UV 4. Reshje shiu priten deri në fund të javës.