Premierliga zyrtarisht rifillon me 17 qershor

Tashmë edhe zyrtarisht ëshë konfirmuar përmes faqes zyrtare të Premierligës se sezozi do të rifillojë më 17 qershor.

“Aksionarët e Premierligës sot janë pajtuar për një datë të re për rifillimin e sezonit 2019/20. Të mërkurën më 17 qershor do të jetë data e rifillimit, me të gjitha kushtet për siguri”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Edhe më herët gjatë ditës është raportuar se kjo do të jetë data për rifillimin, por vetëm pak minta më parë është zyrtarizuar gjithçka.