Presioni publik e ndron mendjen e Qeverisë për orën policore?

Edhe pse akoma nuk është vendosur asgjë zyrtarisht, propozimi i Komisioni për sëmundje infektive që u publikua këtë mëngjes për karantimin të plotë gjatë festës së Bajramit (të dielën) dhe të hënën (festa shtetërore Kirili i Metodi) shkaktoi reagime të ashpra në opinion, shkruan Zyrtare.net

E si duket ky reagim i madh i qytetarëve nëpër rrjetet sociale kundër këtij propozimi, jo zyrarisht mësohet se ka bërë që Qeveria të reflektoj.

Mësohet se në mbledhjen e radhës Qeveria nuk do të vendos karantinim të plotë këtë vikend ashtu siç kishte propozuar Komisioni por  sipas Centar.mk, ekzekutivi do të vendos për orë policore të dielën nga ora 14 deri në ora 5 të mëngjesit për dy ditë me radhë (të dielën dhe të hënën).

Pak orë më parë përmes një komunikate edhe nga Bashkësia islame fetare e Maqedonisë reaguan ndaj këtij vendimi. Përmes një letre dërguar Qeverisë, BFI kakërkuar që të lejohet falja e namazit të Bajramit nëpër xhamija dhe mos të vendoset orë policore gjatë vikendit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë në ditët në vijim vendimi përfundimtar i Qeverisë./Zyrtare.net/