Pse pinë duhan femrat dhe pse meshkujt

Sikurse edhe në çdo gjë tjetër në jetë, edhe këtu ka dallime në mes meshkujve dhe femrave.

Femrat dhe meshkujt kanë arsye të ndryshme për të pirë duhan, ndërsa rezultatet e hulumtimit në fakt janë për t’u habitur. Pavarësisht besimit të popullarizuar, gati gjysma e femrave pinë duhan për shkak të stresit, derisa më shumë se gjysma e meshkujve për shkak të shoqërisë.

Sigurisht më shumë se gjysma e meshkujve kanë pranuar që më parë janë bërë psikikisht të varur nga cigarja dhe më pas edhe fizikisht nga nikotina, transmeton koha.

Konsumimi i duhanit, sipas analizës së rezultateve është më i pranueshëm në aspektin shoqëror për meshkujt sesa për femrat, të cilat cigaret i përdorin si mekanizëm mbrojtës. Për femra cigarja është shpërblim me të cilin lirojnë stresin.

Dhjetë për qind e duhanpirësve pohojnë që janë të dëshpëruar për shkak të varësisë së tyre dhe përpiqen ta ndalin, por nuk munden, derisa madje 82 për qind e duhanpirës kanë tentuar të paktën një herë.

Arsyeja më e shpejtë për përpjekjen për ta lënë duhanin është shpenzimi financiar, ndërsa shëndeti është shumë prapa. Për fund, gati një e treta e duhanpirësve e konsumojnë fshehtas, gjysma e tyre fshihen nga nëna, ndërsa 44 për qind nga babai.