Punësimet sipas marrëveshjes së Ohrit, Bytiqi: Pasi të tejkalojmë pandeminë do e zgjidhim

Të tejkalojmë periudhën e pandemisë dhe pastaj do të zgjedhim problemin e punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit, tha kryeministi për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.Ai tha se nëse kjo çështje do të mvarej nga ai do ta kishte kryer që nesër, por është një proces i cili ka filluar dhe për të cilin nuk duhet të bisedohet tani në kohë pandemie.“Procesi ka filluar dhe vlerësoj se sot nuk duhet të flasim në kohë pandemie, në kohë të rrezikimit të çdo vendi pune, për skenarë të këqinj. Do ta tejkalojmë këtë periudhë dhe mendoj se në ditën e parë kur të marrim frymë lirshëm pa maska, do të fillojmë të flasim për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin të gjithë flasim disa vite me radhë”, u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.Zv kryeministri Bytyqi tha se të gjithë ato që posedojnë efikasitet, profesionalitet dhe produktivitet në punë do të punësohen në çdo kompani pa dallim të përkatsisë etnike.“Nëse njerëzit pavarësisht se mbi çfarë baze janë punësuar dhe i plotësojnë këto kritere, do të gjejnë vend pune edhe në sektorin publik edhe në atë privat. Sot ishim dëshmitarë në një kompani e cila nuk ka të punësuar vetëm nga njëra etni. Etnia nuk është çështja, çështja është cilësia e njerëzve të cilët mund të punojnë, të cilët mund të japin vlerë në këtë kompani”, theksoi Bytyqi.Bytyqi këto komente i dha pas vizitës në kompaninë Hitech në Oreshevë.