Qato rikthehet te Shkëndija, i thotë fjalët e para

0
207

Pas zyrtarizimit si trajner i ri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka dhënë prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit. Pa fshehur kënaqësinë që kthehet te klubi ku bëri emër si lojtar e trajner, Osmani ka potencuar se din rrugën që duhet ndjekur, ndërsa ka kompletuar edhe stafin teknik.

Të jem këtu gjithmonë më jep një ndjenjë të veçantë, pasi e kam thënë edhe më parë se ky është klubi ku kam kaluar momentet më të bukura në jetë, qoftë si futbollist apo edhe si trajner. Vërtetë jam shumë i lumtur që kthehem në Shkëndijë. Njëkohësisht edhe i vetëdijshëm për atë që na pret, por edhe i bindur për të bërë punën e duhur që do na mundësojë të ecim drejt realizimit të objektivave“, është shprehur Qatip Osmani pas firmosjes së kontratës me Shkëndijën.

Qatip Osmani ndihmës trajner do të ketë Bashkim Livorekën dhe Bekim Osmanin, trajner i portierëve do të jetë Salejdin Mustafi, ndërsa stafi teknik kompletohet me Buran Emrullain që ka rolin e video analistit.