Raporti i fundit i OBSH: Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë transmetim komunitar, por grup rastesh!

Situata e shkaktuar nga Covid -19 mbetet serioze në të gjithë e globin e po kështu edhe në vendet e Ballkanit Perendimor.

Në raportin e fundit, që mban datën 2 gusht 2020, OBSH ka prezantuar për secilin vend situatën e përhapjes së virusit bazuar në transmetimin e tij. Sipas këtij raporti, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kan një përhapje komunitare, por grupe rastesh, çka do të thotë se ka ende kohë dhe vend për masa që ta parandalojnë përhapjen e gjerë konunitare të virusit.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, jep disa interpretime te raportit.

“Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

“…Nese shtetet hetojne, testojne, trajtojne, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne pergjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

OBSH nuk ka nje perkufizim specifik per transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky perkufizim mund te perdoret per te pershkruar infektime qe jane shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror. Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa. Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve”, ka shkruar mjeku në një publikim në facebook.

Më tej, duke marrë si model ngjyrat e semaforit, Alimehmeti vë në dukje se situata është shumë problematike në Kosovë.

“Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

E gjelber – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

Shqiperia – Grupe rastesh

Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

Mali i Zi – Grupe rastesh

Kosova – Transmetim komunitar

Serbia – Transmetim komunitar

Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia.

Në postimin e tij, mjeku thekson se shtetet si Shqipëria që ende kanë grupe rastesh janë në gjendje të evitojnë përkeqësimin e situatës.

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)

Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

Kujdes të madh Kosovës sepse situata ka dalë jashtë kontrollit epidemiologjik”, shkruan mjeku./Opinion.al