Rashica me Werderin barazon ndaj Monchengladbach

Skuadra e Milot Rashicës në këtë ndeshje hyri pas fitores 0-1 në udhëtim te Freiburg.

Pikët e plota ndaj Monchengladbach ishin shumë të rëndësishme për Werderin në luftën për mbijetesë, por në fund u desh të pajtohen me barazimin 0-0.

Milot Rashica në këtë sfidë u paraqit për 86 minuta.

Pas këtij barazimi, Werder renditet në vendin e 17-të me 22 pikë, ndërsa Monchengladbach me 53 pikë në vendin e katërt./Lajmi.net/