Real Madridi merr kreun në La Liga

Los Blancos kanë mposhtur në udhëtim Real Sociedadin me rezultat 1:2, në një ndeshje ku polemikat nuk munguan.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe pa shumë episode interesante.

Ndërkohë, 45 minutëshi i dytë nisi furishëm nga mysafirët që realizuar me Sergio Ramos (50’) nga penalltia e cila u diskutua shumë nga VAR-i dhe në rrjetet sociale.

Adnan Januzaj barazoi rezultatin, por goli u konsiderua i parregullt nga VAR, teksa në aksionin e radhës Karim Benzema (70’) dyfishoi rezultatin.

Për t’i lënë nën ethe tifozët e Realit deri në fund u përkujdes Mikel Merino (83’) që ngushtoi diferencën në 1:2, çka doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Real Madrid kthehet në pozitën e liderit me pikë të barabarta me Barcelonës, 65 sosh, por në ndeshje direkte skuadra e Zidane qëndron më mirë.

Sociedad në vendin e gjashtë ka tubuar 47 pikë.