Refuzuan vaksinën anti-covid, pushohen nga puna 7 infermiere në Gjermani

Shtatë infermierë në Gjermani janë pushuar nga puna, pasi refuzuan të bëjnë vaksinën anti-covid.

Atyre iu dha një ultimatum tre-ditor, brenda të cilit ata duhej të vendosnin nëse do të aprovonin që të vaksinoheshin.

Por 7 infermierët të cilë punon në një azil të moshuarish në Dessau, nuk ndryshuan mendje.

Refuzimi i tyre për të injektuar dozën e vaksinës Pfizer-Biontech, ishte shkaku i shkarkimit të tyre nga puna.

Një lajm i dhënë në Twitter Udo Gumpel, gazetar dhe korrespodent nga Italia për transmetuesin gjerman Ntv, shtoi:

“Tani do të jetë drejtësia që do të vendosë”.

“Na u dha një ultimatum prej tre ditësh por sot rreth orës 12 ne morëm letrën e pushimit nga puna”, zbuloi një nga infermieret e pushuar.

Në landin Anhalt nuk është parashikuar vaksinim i detyrueshëm kundër koronavirusit dhe kjo është arsyeja që infermierët do të ngrenë padi./Burimi: ilfattoquotidiano/ përktheu: noa.al/