Renova rinovon me dy futbollist

Renova vazhdon me rinovime, ndërsa sot ka firmosur kontrata të reja edhe me dy futbollistët si Jasir Selmani dhe Alush Gavazaj. Skuadra tetovare me Selmanin dhe Gavazajn ka vazhduar bashkëpunimin edhe për 1 vit tjetër. Mesfushori kosovar te Renova erdhi vitin e kaluar nga radhët e Vushtrisë, ndërsa sa i përket Selmani Xhepçistave ju bashkua verën e kaluar kur erdhi nga Gostivari. Selmani këtë sezon nuk ka qenë në dispozicion të ekip, duke luajtur vetëm 8 ndeshje për shkak se kishte një operim në këmbën e djathtë. Kujtojmë se Renova është ne mesin e katër skuadrave që do ta përfaqësojnë vendin tonë në garat Europiane këtë verë.