Rritet frikshëm bilanci nga COVID-19: Brazili shënon mbi 1 mijë viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 48.105 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.496.858 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.252 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 61.884.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 302.179 raste dhe 15.351 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 10.332 personave dhe ka prekur 116.823 të tjerë.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, 679 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 679 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 29.189. Ndërsa me 6.741 raste të reja është rritur në 238.511 numri i rasteve me COVID-19.

Në vend deri më tani janë shëruar 142.593 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 391 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 22.527 raste të reja duke e rritur në 627.168 numrin e rasteve ndërsa me 391 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 18.225 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 379.902 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.