Rritet numri i të infektuarëve edhe në Shqipëri, 90 raste të reja dhe 3 të vdekur si pasojë e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 90 raste të reja.

Ndërkohë, një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale                         28033

Raste pozitive                          2752

Raste të shëruara                      1592

Raste Aktive                             1088

Humbje jete                              72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   409

Durrës 209

Shkodër  158

Vlorë     117

Fier           46

Lezhë    57

Korçë    32

Kukës    21

Elbasan            13

Gjirokastër 10

Berat      8

Dibër     8