Rruga kryesore e fshatit Shipkovicë në gjendje të mjerrueshme, Komuna e Tetovës premton pas zgjedhjeve (FOTO)

Rruga kryesore e fshatit Shipkovicë nga hyrja e fshatit e deri në dalje është në gjendje të mjerrueshme, e gjitha me gropa, të cilat e vështirësojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Banorët e këtij fshati shprehin revoltë ndaj kryetares Arifi e cila sipas tyre falë votave të Malsisë arriti të rizgjidhet përsëri kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndërkaq nga Komuna e Tetoves deklarojnë se do te fillojnë punimet për rregullimin e kësaj pas zgjedhjeve.

“Punimet në rrugën kryesore të fshatit Shipkovicë do të fillojnë pas zgjedhjeve, më konkretisht 8 deri 10 ditë pasi të mbahen zgjedhjet” deklaroi Arsim Nuredini

Kujtojmë se rruga kryesore e fshatit Shipkovicë është premtuar disa herë dhe akoma nuk është realizuar.