Sedat Berisha largohet nga Struga

Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha dhe skuadra e Struga Trim&Lum kanë vendosur të ndahen, duke ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. I transferuar në Strugë në merkaton e janarit nga rradhët e Dritës së Gjilanit, 30 vjeçari vendos të kërkojë ambient të ri, pasi sezoni i ndërperë shkaku i pandemisë me CoVid-19 imponoi ulje të buxhetit për struganët. 

Sedat Berisha tani duhet të vendos për klubin e rradhës ku do të vijojë karrierën, pasi deri tani përveç Strugës është paraqitur me Shkëndijën, Shkupin, Metalurgun dhe Milanon e Kumanovës në Maqedoni, Vllazninë e Shkodrës dhe Tiranën në Shqipëri, Dritën në Kosovë, Bursasporin e Turqisë dhe Al Jahra në Kuvajt.