Sejdini: Unë besoj në “NE” dhe jo në “UNË”, bashkarisht kontribuam në suksesin historik

0
25

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ishte mysafir në emisionin “Ritmi i Ditës” të udhëhequr nga moderatorja Aida Ziberi në TVM2, për të folur për suksesin historik, kualifikimin në EURO, premiot, punët në federatë, stafi teknik e atmosferën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sejdini ka potencuar se ky sukses historik nuk është i rastësishëm. Njeriu i parë i futbollit tonë, ka thënë se nga pjesëmarrja e përfaqësueses U21 të Maqedonisë në Europian dhe deri të kualifikimi i përfaqësueses ‘A’ në Kampionat Europian, është punuar me strategji, profesionalizëm dh emerita kanë të gjithë, duke nisur nga administrate e federatës deri tek futbollisti i fundit që kishte paraqitje në eliminatore.

“Kur unë mora udhëheqjen e FFM-së si president në mars të 2019-tës, kishim dy prioritete kryesore, e para ishte kualifikimi në EURO dhe e dyta investimi në infrastrukturë. Të parën e arritëm, e dyta është drejt fundit, pasi kemi kryer 80% të punëve në të gjitha rajonet e shtetit. Për suksesin janë meritorë të gjithë, futbollistët, stafi teknik,  nga administrata e FFM-së e deri te Këshilli Drejtues. Vendimet tona në “Shtëpinë e Futbollit” ishin të sjellura nga puna e përbashkët, në vendimet e seleksionuesit nuk ka ndërhyrë askush. Kjo gjithsesi se nuk është e rastësishme, nga kualifikimi i Shpresave në Europian, prej të cilëve shumica u transferuan te ekipi ‘A’, kemi vazhdimësi, punojmë me strategji, përfaqësuesja ka ardhmëri të mirë dhe të sigurt”, ka thënë Sejdini.

Sejdini ka shtuar se rezultatet e kanë “detyruar” federatën të jep premio të mëdha, të cilat sigurisht kanë qenë të merituara për kualifikimin në EURO, për të cilët një kohë të gjatë është punuar dhe është arritur me punë profesionale nga të gjithë në “Shtëpinë e Futbollit”, pasi ai nuk beson në “UNË”, por beson në “NE”, si motiv për punë ekipore dhe komunitet.