Sela: Do të zbardhim rastet e montuara politike

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Kumanova i kanë ftuar votuesit t’i përkrahin më 15 korrik dhe theksuan se është koha për ndryshime në shoqërinë shqiptare në shtet. Ata paralajmëruan platformë të pasur politike, drejtësi, zhvillim ekonomik, arsim të mirë dhe dhënie fund të fenomeneve devijante, mbyllje të kazinove.

Lideri i ASH-së Ziadin Sela, nga Kumanova, përevc zhvillimit ekonomi, arsimit më cilësor dhe dhënien fund të fenomeneve devijuese, mes të tjerash, premtoi edhe zbardhjen e rasteve të montuara, sic tha,  me gjykatës dhe prokurorë nga BE.

“Nëpërmjet programit ‘Shtet për të gjithë’, gjykatësit dhe prokurorët nga BE të vijnë këtu dhe të rihapen të gjitha lëndët në të cilat ka dyshime se ka pasur presion politik dhe vrasësit të përfundojnë në burg, të pafajshmit të dënuar në procese të montuara politike të jenë të lirë”,tha Sela.

Sikurse në tubimin e Strugës, edhe në Kumanovë të tubimin e koalicionit ASH-Alternativa ishin të pranishëm përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova. Glauk Konjufca nga kjo lëvizje u bëri thirje shqiptarëve të votojnë për ndryshime. /KlanMacedonia