Sela: Ideja e BDI-së për kryeministrin shqiptar, mbulesë për dështimet ndër vite

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela nga Kumanova ka deklaruar se vota e dhënë do të jetë motiv për të mbrojtur tatimet që paguajnë shqiptarët dhe për të mirën e qytetarëve. Shtoi se BDI deri më tani ka keqpërdorur votën shqiptare. Ndërsa idenë për kryeministër shqiptar e vlerëson si mbulesë për dështimet.

“Çdo mund të cilin shqiptarët e kanë dhënë këto vite, 18 vite me radhë, fatkeqësisht shqiptarët e zgjodhën një koncept politik që ata të jenë kryeministra të tyre, ata nuk ishin në krye të detyrës dhe ata nuk kanë pse të dalin tani me oferta të rrejshme të cilat do të shërbenin vetëm si mbulesë e diskriminimit, vetëm si mbulesë e mungesës së perspektivës dhe zhvillimit ekonomik, vetëm si mbulesë e eksploatimit dhe shtypjes që i bëhet shqiptarit”, deklaroi Ziadin Sela, ASH.