Selmani dhe Renova vazhdojnë bashkëpunimin

Remzifaik Selmani është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me skuadrën e Renovës. Këta të fundit përmes faqës zyrtare kanë njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër me sulmuesin Selmani. Ky i fundit te Renova erdhi vitin e kaluar nga Shkëndija, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit.

Selmani përveç Renovës dhe Shkëndijës ka qenë pjesë edhe e Ujpeshtit të Hungarisë. Skuadra e Renovës ka arritur që ti mbaj shumicën e futbollistëve kryesor të ekipit, ndërsa së fundmi afruan edhe Alen Jasharovskin./Sportmania/