SHBA, mbahet marshimi i Ditës së Muslimanëve në New York

0
46

Në New York të SHBA-së u mbajt marshimi tradicional i Ditës së Muslimanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në marshimin që filloi në rajonin Manhattan të New Yorkut morën pjesë muslimanët e shumë kombësive që jetojnë në SHBA.

Pas marshimit u mbajt festivali i pazarit dhe ushqimit.

Po ashtu pjesëmarrësit gjetën mundësinë që të ndjekin performanca muzikore dhe artistike nga shumë kultura.

Dita e Muslimanëve prej 38 vitesh bashkon muslimanët në New York.