Shkëndija barazon në kontrolluesen me Makedonija GJP

Shkëndija e Tetovës ka barazuar 1:1 në ndeshjen kontrolluese me Makedonija Gjorçe Petrovin të zhvilluar sot. Kuqezinjtë golin e shënuan përmes mbrojtësit Krivak në minutën e 35-të, përderisa skuadra nga kryqyteti barazoi me anë të Petrovit në të 43-tën.

Kujtojmë që Makedonija Gjorçe Petrovi nuk shfrytëzuan një penallti.

Tetovarët ndeshjen e radhës kontrolluese e luajnë ndaj Rabotniçkit të premten.