Shkëndija dhe Rabotniçki do të zhvillojnë ndeshje miqësore

Shkëndija e Tetovës dhe Rabotniçki me 25 korrik do të përballen në një ndeshje miqësore, që të dyja skuadrave do ju shërbejë si parapërgatitje për sezonin garues, 2020/2021.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave çdoherë kanë tërhequr vëmendje, qoftë edhe të karakterit miqësorë. Shkëndija këët vit do të prezantojë vendin në eliminatoret e Liga Europa, ndërsa Rabotniçki pikërisht përmes ndeshjeve miqësore do të kërkojë të mbajë formën e futbollistëve, me qëllim që sa më të përgatitur të presin sezonin garues 2020/2021, ku kësaj rradhe do të futen me ambicie shumë më të larta se sezoni që lamë pas.