Shkëndija fiton ‘testin’ me Rabotniçkin

Shkëndija e Tetovës ka fituar kontrolluesen ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:0 të zhvilluar sot në qytetin e Ohrit. Golat për triumfin e tetovarëve në këtë përballje kontrolluese i realizuan Valon Ahmedi dhe Besart Ibraimi. Që të dy golat kuqezinjtë i shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në përgjithësi Shkëndija kishte paraqitje të mirë në këtë sfidë, ndërsa për tu veçuar ishte edhe përforcimi i ri, Ljubço Doriev.

Gjithsesi të dyja skuadrave kjo ndeshje ‘testuese’ u shërbeu si para-përgatitje para sezonit të ri, përderisa Shkëndija do ta përfaqësojë vendin edhe në garat e Liga Europës.

Shkëndija në kuadër të përgatitjeve zhvilloi ndeshje kontrolluese edhe me Makedonija Gjorçe Petrovin.