Shkëndija klubi më i mirë shqiptar në Europë

0
94

Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit. Shkëndija e Tetovës mban vendin e 151 në ranglistën që përfshin gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës. Me koeficientin 9.500, rezulton të jetë skuadra më e mirë nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Kuqezinjtë dalin liderë të klubeve vendore e shqiptare falë paraqitjeve të mira në kontinuitet në Kupat e Evropës, ku vite me rradhë kalojnë disa xhiro, duke grumbulluar pikë ndërkombëtare. Kujtojmë se pas Shkëndijës në në Maqedoninë e Veriut renditet Shkupit në pozitën e 185 dhe Makedonija Gjorçe Petrovi në vendin e 356.