Shkëndija kthehet me barazim nga Suedia (VIDEO)

0
89

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin, krijuan momente të tjera për gol në portën e kundërshtarëve me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por pa mundur të shënonin një tjetër gol. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të.

Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e “Todor Proeski”, pa një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.