Shkëndija mund të përballet me Fenerbahçen në Europë

0
58

Në Nion të Zvicrës sot është hedhur shorti për ndeshjet e plej of-it në Ligën e Kampionëve, Liga Europa dhe Ligën e Konferencës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi nëse arrin të eliminojë ekipin e Shamrok Rovers nga Irlanda në xhiron e tretë eliminatore, në fazën e plej of-it të Liga Europës do të përballet me humbësin e duelit Karabah – Farencvarosh. Ndeshjen  e parë të kësaj faze, Shkupi do të zhvillonte si mysafirë me 18 gusht, ndërsa atë të kthimit pas një jave në Shkup. Ndërkohë nëse eliminohet në turin e tretë të Liga Europës, në fazën e plej of-it të Ligës së Konferencës do të përballet me Ballkanin e Kosovës apo Klaksvikin e Ishujve Faroe. Në anën tjetër Shkëndija e Tetovës në rast kualifikimi në plej of të Ligës së Konferencës do të luajë me Fenerbahçen ose Sllovaçkon e Çekisë.