Shkëndija në Slloveni për fazën e dytë të përgatitjeve

0
81

Pas fazës së parë të përgatitjeve të zhvilluara në Tetovë, kuqezinjtë janë vendosur në Slloveni ku do të qëndrojnë deri më 26 qershor, për të zhvilluar edhe fazën kryesore të përgatitjeve para ndeshjeve eliminatore në kuadër të Ligës së Konferencës.

Gjatë qëndrimit në Slloveni Shkëndija do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese. Ndeshja e parë do të luhet më 12 qershor kundër ekipit të Ferencvaroshit nga Hungaria, e dyta më 18 qershor kundër ekipit të Mariborit nga Sllovenia, ndeshja e tretë më 21 qershor kundër Zrinjskit të Mostarit nga Bosnja, ndërkaq ndeshja e katërt dhe e fundit miqësore është në plan që të zhvillohet më 25 qershor, ndërsa kundërshtari ngelet të përcaktohet në ditët në vijim.

Të rejat në skuadër

Në skuadër janë kthyer nga huazimet mbrojtësit Mevlan Murati dhe Leard Sadriu, i cili do t’i bashkëngjitet ekipit në Slloveni pas përfundimit të obligimeve me përfaqësuesen U21 të Kosovës.
Sot skuadrës në Slloveni i është bashkuar edhe Dashmir Elezi i cili gjatë dy javëve të kaluara ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.

Angelçe Timovski në të ardhmen nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës, pasi që klubi dhe Timovski ranë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

UEFA Conference League
Në ndërkohë, më 14 qershor do të mësojmë edhe emrin e kundërshtarit të parë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Konferencës.
Kuqezinjtë do të kthehen në Tetovë më 26 qershor, ku do të vijojë edhe faza e tretë e përgatitjeve përpara fillimit të garave në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshjet miqësore:
12/06/2022 – KF Shkëndija vs Ferencvarosh (Hungari)
18/06/2022 – KF Shkëndija vs Maribor (Slloveni)
21/06/2022 – KF Shkëndija vs Zrinjski Mostar (Bosnjë e Hercegovinë)
25/06/2022 – KF Shkëndija vs ( TBD )