Shkëndija nuk arrin të fitoj ndaj Shkupit, Doriev humb penallti!

0
242

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka sjellur 6 ndeshje në kuadër të xhiros së 32-të. Vëmendja ishte në Tetovë, aty ku u përballën Shkëndija dhe Shkupi, derbi i cili nuk prodhoi gola, edhe pse u zhvilluan 22 minuta lojë shtesë për shkak të ndërprerjeve të shumta. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Renova ka marrë fitore ndaj Skopjes falë dy golave të Borjas dhe Jusufit, ndërsa Struga Trim Lum ka bërë befasi, duke mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:1. Dy herë Bosanqiq dhe njëherë tjetër Shabani shënuan golat për Strugën, përderisa për ekipin e Muharem Bajramit golin e vetëm e shënoi Vosha. Akademia Pandevi fitoi Rabotniçkin me shifrat 2:1, me rezultat identik triumfoi edhe Pelisteri ndaj Borecit, përderisa Bregallnica mundi me një gol të vetëm Tikveshin. Xhiroja e fundit e këtij sezoni në elitë, do të luhet me 15 maj.