Shkëndija sjell një emër të ri

Pas disa largimeve nga skuadra e Shkëndijës, këta të fundit sot kanë prezantuar një futbollist të ri. Bëhet fjalë për Jessie Guera Djou, i cili vjen nga Kameruni, ndërsa me tetovarët ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Ndjehem shumë i lumtur që kam nënshkruar për Shkëndijën. Tani kur u nënshkrua kontrata dhe përfunduan të gjitha procedurat tjera, mezi pres të filloj të luaj. E di që Shkëndija është klubi më i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut dhe se ambiciet e klubit janë të mëdha, por unë jam i gatshëm të jap maksimumin nga vetja dhe të paraqitem para publikut në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Kam dëgjuar se të gjithë në qytetin e Tetovës janë tifozë të flaktë të Shkëndijës, prandaj unë do të mundohem të arsyetoj ardhjen time këtu dhe të jap kontributin tim në rezultatet sa më të mira” tha Jessie Djou pas prezantimit te Shkëndija.

24 vjeçari te Shkëndija vjen nga ekipi kroat Varazhdin, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadrën B të Monakos dhe Sherif Tiraspolin e Petrocub.