Shkodran Mustafi do ti mungojë Arsenalit deri në tetor

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë Arsenalin edhe në finalen e FA Cup kundër Chelseas, që luhet më 1 gusht.

Ai gjithashtu duket se do të mungojë në fillim të sezonit të ri të Premierligës, i cili do të fillojë më 12 shtator.

Mustafi tashmë ka filluar rehabilitimin pas operimit, ndërsa Arsenal përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrojtësi do të rikthehet në stërvitje të plota në tetor.

Shkodran Mustafi këtë sezon ka regjistruar 15 paraqitje për Arsenalin.