Shkupi fiton kontrolluesen e parë

Shkupi ka fituar me rezultat 3:1 skuadrën e Ohrit në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve bazë të kësaj vere. Golat për ekipin nga Çairi i realizuan Muharemi dhe dy herë gjeti rrjetën Dembo.

Ndeshjen e radhës kontrolluese bardheblutë do të luajnë ndaj Renovës, ndërsa shkupjanët gjithashtu një “test” do ta kenë edhe me ekipin e Strugës.