Shkupi merr edhe një portier tjetër, firmos me Naumovskin!

Portieri Kristijan Naumovski do të mbrojë portën e FC Shkupit në sezonin e ri. Skuadra nga Çairi me Naumovskin ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe të njejtin e prezantoi sot përmes faqes zyrtare.

Naumovski gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Rabotniçkit, Dinamo Bukureshtit, Levskit, Pegausit, Balzanit dhe Birkirkaras. Ai me Rabotniçkin ka fituar Superkupën e Maqedonisë, ndërsa me Dinamo Bukureshtin ka fituar Kupën e Rumanisë. Naumovski pas firmosjes së kontratës, u është bashkangjitur skuadrës “bardheblu” në Ohër ku po zhvillojnë përgatitjet kryesore për garat europiane dhe sezonin e ri. Kujtojmë se ky është portieri i dytë që vjen te Shkupi këtë verë, pasi më herët në kampin e ekipit nga Çairi erdhi edhe portieri Artan Iljazi.