Shkupi së shpejti me metro

Qyteti i Shkupit hapi shpalljen publike për përpilimin e projektit për autobusë të shpejtë ose metro autobusësh, linja e së cilës do të shtrihet prej lagjes Gjorçe Petrov deri në Lisiçe njofton derveni.info. Ky lloj i transportit publik është inovativ dhe do të shkurtojë kohëzgjetjen e udhëtimit për rreth 50% në krahasim me linjat e deritanishme të transportit publik.

Kjo linjë siç njihet ndryshe Lindje-Perëndim planifikohet të jetë e gjatë 12 kilometra duke filluar prej te rrethrrotullimi Vllae në Gjorçe Petrov duke vazhduar nëpër bulevardin “Aradhat Partizane” përmes qendrës së qytetit deri në Lagjen Lisiçe e Re.

Ofertat pritet të dorëzohen deri më 02 shtator 2020, pastaj do vazhojë procedura e evaluimit. Realizimi i këtij mega projekti pritet të finansohet nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.