Shkupi zyrtarizon rikthimin e Goce Sedlloskit

0
69

Ajo që flitej, sot u zyrtarizua nga kampionët në fuqi. Goce Sedlloski edhe zyrtarisht rikthehet në pankinën e Shkupit për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve të reja, ndërsa risi në rikthimin e tij është Arben Nuhiu që do të jetë ndihmës trajner. Sedlloski dhe Nuhiu janë prezantuar nga Suat Alija që njëkohësisht rikthehet në pozitën e kryetarit të Shkupit.

Njoftimi i FC Shkupit:

Të dashur tifozë ju njoftojmë që kryetrajneri i ri i FC SHKUPI do të jetë Goce Sedlloski ndërsa si ndihmës i parë i tij, legjenda e klubit Arben Nuhiu. Së bashku me ta në pozitën e kryetarit të klubit rikthehet dhe Suat Alija.