Shpat Kasapi në lidhje me zeshkanen seksi, ia shpreh publikisht dashurinë (FOTO)

Këngëtarit Shpat Kasapi, ka nisur një romancë të re e që nuk i shpëtoi syrit të paparacëve.

Artisti i njohur nga Maqedonia e Veriut u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga kafenetë e Shkupit, ku çifti dukeje shumë i afërm me njëri-tjetrin.

E si për të konfirmuar lidhjen, në sy kanë rënë komentet e dyshes në rrjetet sociale.

Vajza me emrin Selvije ka komentuar në fotografinë e fundit se Shpatit ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Partnerja e re e këngëtarit i ka komentuar me emojin e një kurore, shoqëruar me një zemër të kuqe, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i Shpatit.

“Ti je plot dashuri”, shkruan Shpati, duke e shoqëruar komentin e tij me dy zemra të kuqe.

Kujtojmë se Shpati njihet për disa lidhje të dështuara, njëra nga to ishte me modelen, Afërdita Dreshaj me të cilën ishte i fejuar./Indeksonline/