Shtimi i rasteve me Covid-19, izolohen 300 mijë persona në Australi

300 mijë persona janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në shtetin e Viktorias në Australi. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Për të 17 ditë radhazi janë raportuar të dhëna me dy shifra, me vatra të reja përhapje të regjistruara në Melburn, qytetin e dytë më të madh të Australisë.

Departamenti shëndetësor i Viktorias thotë se janë 415 raste aktive në këtë shtet dhe 20 pacientë janë të shtruar në spital. Autoritetet po ndërmarrin teste rutinë në popullatë dhe të mërkurën u zhvilluan 26 mijë të tillë.

Australia mbahet si vendet që e kanë menaxhuar më së mirë pandeminë dhe kthimi i izolimit në shtetin e Viktorias u bë për të shmangur një valë të dytë infeksioni.