Shtyhet për nesër seanca gjyqësore ndaj 8 protestuesit e Shkupit

0
61

Gjykata Penale në Shkup e ka shtyrë për nesër nisjen e seancës gjyqësore ndaj 8 protestuesve shqiptarë të arrestuar pas protestave të para të së premtes kundër të dënuarve të rastit “Monstra”.

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot në mëngjes është paralajmëruar fillimin e seancës gjyqësore ndaj 8 protestuesve shqiptarë që morën pjesë në protestën e parë kundër dënimit të përjetshëm të të burgosurve në rastin “Monstra”. Ata akuzohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të bëj një vepër penale”.

Sipas Këshillit organizativ për lirimin e të dënuarve shqiptarë në rastin “Monstra”, që gjithashtu angazhohet edhe për lirimin e të arrestuarve nga protestat, sot që nga mëngjesi para gjykatës ndodhen familjarë të të akuzuarve.

Ndryshe, lidhur me protestat për rastin “Monstra” pati arrestime edhe në Tetovë, por që u liruan me kusht nga Gjykata e Tetovës./Koha