Si dukej Kejvina Kthella para se të bëhej e famshme në Shqipëri? (FOTO)

Para se të vinte në Shqipëri, Kejvina Kthella është marrë me modeling në Itali që në moshën 14-vjeçare dhe ka punuar për agjensi të ndryshme.

Së fundmi ajo është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një foto në “Instastory”, kur ka qenë shumë e re.

Jemi mësuar që ta shohim bjonde, por shumë vite më parë modelja ka qenë brune dhe me një look krejt ndryshe. Në këtë foto ajo ka qenë në fillimet e saj të modelingut gjatë një sfilate. Modelja shihet shumë e re, me flokët e mbledhura bisht e me ngjyrë natyrale. Në sy bie edhe trupi i saj i tonifikuar.