Siguria e Ramës — Besohet se brenda veshjes se pazakontë kishte jelek antiplumb

Forca të shumta të sigurisë rreth kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dyshohet se kishte jelek antiplumb.

Temperaturat janë goxha të larta.

Por kjo nuk shfaq problem për shefin e qeverisë Shqiptare që të vishet në këtë mënyrë.

Kështu Edi Rama, takoi shumicën e liderëve politik kosovar gjatë së hënës.

Ani pse ai ka stil të veçantë të veshjes, arsyeja e vërtetë po dyshohet se ishte jeleku antiplumb që ai e pati.

Madje se mund të ketë pasur pajisje të tilla mbrojtëse e thotë edhe një ekspert i sigurisë.

Niveli i lartë i sigurisë për kryeministrin e Shqipërisë vazhdoi edhe në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Forca të shtuara policore u panë gjithandej edhe të martën, në takimin që ai e pati me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, në hotelin e tij në kryeqytet.

E nuk ishin vetëm zyrtarët policorë ata që po kujdeseshin për ruajtjen e sigurisë.

Këtu Rama nuk kishte të njëjtën veshje si një ditë më parë, mirëpo gjatë kohës sa ishte në takim, pos hotelit, mbrojtja e afërt po ruante edhe në sheshet përreth.

Sipas Nuredin Ibishit, vizita e tij në një moment dramatik politik në Kosovë sjell rrezik nga qarqet serbo-ruse.

E për këtë cëshjte ka folur edhe vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka mohuar se ka qenë i pajisur me mjete antiplumb, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Ndërkohë policia e Kosovës nuk tregoi për nivelin e sigurisë dhe numrin e policëve të angazhuar gjatë vizitës së kreut të ekzekutivit të shtetit amë.

Veçse përmes një email-i zyrtar bënë me dije se ofrimi i sigurisë bëhët bazuar në protokollin e shtetit.