Sileksi fiton Rabotniçkin, Akademia Pandevi humb nga Bregallnica

0
115

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e xhiros së parë në elitën e futbollit vendor. Sileksi ka marrë fitore përballë Raobotniçkit në Kratovë, duke triumfuar me rezultat 2:0. Golin e parë për skuadrën e Sileksit e shënoi Arsim Lamallari në minutën e 58-të, përderisa fitoren e vulosi Stojçevski në minutat shtesë nga penalltia. Ndërkohë në përballjen tjetër, Akademia Pandevi ka humbur nga Bregallnica me rezultatin 2:1. Jokoviq gjeti rrjetën për skuadrën nga Strumica, përderisa Bregallnica realizoi dy gola përmes Dodevit dhe Ristevskit.

Kujtojmë se Makedonija Gjorçe Petrovi këtë xhiro ishte e lirë, pas largimit të Renovës nga garat, përderisa Shkupi dhe Shkëndija kanë shtyrë ndeshjet e tyre për shkak angazhimeve në Europë. Kuqezinjtë përballjen me Skopjen do ta luajnë me 17 gusht, përderisa kampionët në fuqi me Tikveshin takohen me 7 shtator.