Skuadra e njohur italiane e kërkon Mërgim Vojvodën

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka pasur një rritje të madhe në karrierën, sidomos pas transferimit te gjigantët Belg.

Kjo ka bërë që shumë skuadra, e veçanërisht Atalanta, të monitorojë 26 vjeçarin, raportojnë mediet belge.

Edhe pse nuk ka diçka konkrete, nuk përjashtohet mundësia që Atalanta të nis një ofertë drejt Standard.

Tek Atalanta, Mërgim Vojvoda do të ishte pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri.