Soni dhe Tuna gati të ‘godasin’ me projektin e verës

Soni Malaj dhe Tuna kanë treguar shpeshherë edhe me postimet e ndryshme në rrjetet sociale se gëzojnë një miqësi të ngushtë që prej kohës kur ishin pjesë e jurisë së ‘X Factor’.

Së fundmi duket se dy shoqet kanë mundur të takohen pas një periudhe të gjatë larg njëra-tjetrës.
“Partnerja ime në krim”, ka shkruar Soni krah fotos me Tunën, ndërsa kjo e fundit ka pohuar se nuk mund të mbajë distancë me miken e saj.
Megjithatë duket se këngëtaret janë bërë bashkë për projektin më të ri muzikor, pjesë e të cilit do të jetë dhe këngëtari Ylli Limani.
Ai ka ndarë në ‘Instastory’ një video të Tunës duke kënduar, krah së cilës ka shkruar: “Alo, alo”.
Me siguri artistët janë duke përgatitur një projekt për muajt e ardhshëm, por deri më tani kanë zgjedhur të mos bëjnë të ditur asnjë detaj tjetër.

View this post on Instagram

My partner in crime @tunasejdi

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on