Sot pritet të hiqet testi PCR mes Kosovës dhe Maqedonisë!

Jozyrtarisht mësohet se nga Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e parë të javës që do të mbahet sot, Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e këtij testi për qytetarët e Kosoves që hyjnë në Maqedoni dhe anasjelltas, përcjell Sharri.info.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.