Sot Shkëndija – Shkupi, Qatip Osmani debuton në stolin kuqezi

0
40

Shkëndija sot pret Shkupin, ndërsa në pankinë vjen me ndryshime. Qatip Osmani që u zyrtarizua ditën e djeshme në stolin kuqezi, sot do të debutojë pikërisht në derbin me Shkupin në kampionat. Kuqezinjtë janë kanë kryer vetëm seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e Qatos, ndërsa sot do të udhëhiqen nga ai në ndeshjen përballë Shkupit.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas triumfit të mesjavës 3:0 në 1/16 e finales së Kupës ndaj Karaormanit, ndërsa edhe rivali i nesërm Shkupi kaloi në 1/8 e Kupës pa suksesit ndaj Bellasicës në Strumicë.