Spasovski shtrihet në Klinikën Infektive pas komplikimeve nga Covid-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga mbrëmja e djeshme është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup pas komplikimeve nga Covid-19.

“Ministri Spasovski nga mbrëmja e djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri Spasovski mbrëmjen e së hënës njoftoi në profilin e tij në Facebook se kishet rezultuar pozitiv me Covid-19. Të Dielën, ai u shoqërua nga kryeministri Zoran Zaev dhe disa zyrtarë të lartë të LSDM-së gjatë kongresit dixhital të partisë.